Ka dalë me të tjera për të hequr mendjen, por Dalton ende shpreson për një rikthim me Ariana Grande-n!

Ka dalë me të tjera për të hequr mendjen, por Dalton ende shpreson për një rikthim me Ariana Grande-n!

14:51, 20/07/2023
A+ Aa A-

Dyshja u nda paqësisht dhe me miratimin e të dyja palëve, por Dalton Gomez duket se ende s’është gati të heqë dorë nga këngëtarja.

Ai po shpreson që gjërat mes tyre të rregullohen dhe ende dëshiron që ta kalojnë jetën bashkë. Ai e sheh Ariana-n si partneren me të cilën do të kalojë jetën dhe duket se s’do të dorëzohet lehtë.

 “Dalton po shpreson që gjërat mes tyre të rregullohen, pasi ai s’është gati që të heqë dorë nga martesa e tyre. Ai e sheh veten duke e kaluar jetën me Ariana-n dhe do të bëjë gjithçka që ta realizojë këtë”.- ka treguar një burim.

Gjatë kësaj kohe, ai ka dalë në takime romantike me vajza të tjera “për të hequr mendjen”, siç thonë burime pranë tij, por ende Ariana është dashuria e tij e madhe.

A do t’ia falë vallë këngëtarja këtë, e të ribashkohen sikur s’ka ndodhur gjë? Mbetet për t’u parë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco