Ish-missi shqiptar rrëfen për herë të parë tradhtinë e të dashurit: 'Futi një femër tjetër në shtëpi'

Ish-missi shqiptar rrëfen për herë të parë tradhtinë e të dashurit: 'Futi një femër tjetër në shtëpi'

10:55, 14/07/2023
A+ Aa A-

Ish-missi shqiptar, Daniela Shima së fundmi ka qenë e ftuar më emisionin “Një gotë rosë”, ku për herë të parë ka bërë një rrëfim prekës mbi jetën e saj private.

Image

Ajo tregoi se është tradhtuar nga partneri në shtëpinë ku ata bashkëjetonin së bashku.

E pyetur nga moderatorja Rozana Radi se si ndodhi, Daniela tha se kishte një kopje të çelësit dhe kur ka hyrë në shtëpi e ka kapur partnerin e saj së bashku me një femër tjetër gjatë aktit.

“Po jam tradhëtuar nga partneri. Unë jam tip shumë impulsiv, egoiste sepse dua ta kem çdo gjë për vete. Është shumë e thjeshtë për ta kuptuar nuk është njësoj me ty ndryshon dita ditës. E kam kapur live skemën. Ai më ka bërë një nder shumë të madh që është larguar nga jeta ime në këtë lloj mënyre. Ai futi një femën tjetër në shtëpinë ku ne bashkëjetonim bashkë dhe unë kisha një çelës kopje dhe i kapa gjatë aktit. Kisha ditë që e kisha kuptuar që po tradhtohesha, që partneri im ishte ftohur ishte larguar, por ishte aq i zoti sa i fshinte ato mesazhe aq mirë. I kishte ato takimet aq të fshehta.”– u shpreh ish-missi shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco