Mozzik poston diçka për lidhjen e re të Loredanës; njerëzit e kritikojnë

Mozzik poston diçka për lidhjen e re të Loredanës; njerëzit e kritikojnë

10:48, 11/07/2023
A+ Aa A-

Lidhja e re e Loredanës me me futbollistin gjerman Karim Adeyemi sigurisht që ka rënë edhe në veshin e Mozzik, i cili e pati të pamundur të mos reagonte.

Reperi postoi një video ku duket sikur bëhet gati për një ndeshje të klubit gjerman të futbollit, Bayern Munich.

Image

“Nga sot me Bayern-in” shkroi ai në një postim në Instagram.

Image

Po, edhe? Siç mund ta keni lexuar, Karim-David Adeyemi, i dashuri i Loredanës, luan si sulmues për Dortmundin. Bayern dhe Dortmund njihen për rivalitetin e tyre që nga mesi i viteve ’90.

Në shumë komente, ndjekësit nuk i kanë pritur mirë postimet e Mozzik. “Më pëlqen që të acaron fakti që ajo më në fund është e lumtur pa ty,” shkroi dikush.

“Karim është 6 vjet më i vogël se ti dhe shumë më i matur. Po sillesh si 14 vjeç,” tha një tjetër. “Të sulmosh nënën e vajzës tënde. Sa gentleman je,” lexohet në një koment të radhës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco