Ish e dashura akuzon Jonah Hill për ‘abuzim emocional’ dhe tregon mesazhet mes tyre

Ish e dashura akuzon Jonah Hill për ‘abuzim emocional’ dhe tregon mesazhet mes tyre

10:31, 11/07/2023
A+ Aa A-

Sarah Brady, sërfistja dhe ish e dashura e Jonah Hill, foli kundër aktorit dhe pretendoi se ai ishte manipulues dhe abuzoi emocionalisht me të kur ishin bashkë.

Përmes publikimit të mesazheve private të tyre në Instagram, Sarah tregoi disa biseda të supozuara mes saj dhe Jonah, në të cilat ai vazhdimisht i kërkoi asaj të hiqte disa foto që ai i konsideronte "seksuale" dhe i kërkoi të mos kishte shoqëri me burra dhe "gra që janë në gjendje të paqëndrueshme”.

Image

Image

Në një nga bisedat, duket se aktori i kërkon asaj të heqë disa foto nga Instagrami, që duket se janë foto të saj me bikini. “Ky është një paralajmërim për të gjitha vajzat. Nëse partneri juaj po ju flet kështu, largohuni,” shkroi ajo.

Brady tha gjithashtu se Hill përdori përvojën e tij në terapi si një mënyrë për ta "kontrolluar" atë.

Image

Ajo postoi gjithashtu edhe shumë mesazhe ku pretendohet se Hill i dërgoi një listë të gjërave nga të cilat ajo duhet të hiqte dorë në mënyrë që të jetë partnerja e tij romantike – duke përfshirë postimin e fotove me bikini, “miqësi të papërshtatshme pa kufi me burrat ” dhe sërf me burra të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco