Filmi 'Barbie' ndalohet në Vietnam, shkak bëhet një hartë

Filmi 'Barbie' ndalohet në Vietnam, shkak bëhet një hartë

09:20, 05/07/2023
A+ Aa A-

Filmi “Barbie” tashmë është bërë viral dhe pritet të fitojë miliona të ardhurash. Premiera e këtij filmi është në 21 korrik dhe kasti po e promovon atë përmes intervistave të shumta. Vietnami ka vendosur të mos lejojë shfaqjen e filmit me protagonistë Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Ndalimi erdhi pas një urdhri nga qeveria, ku Bordi Kombëtar i Vlerësimit të Filmit dhe ministria janë shqetësuar për një hartë të diskutueshme, e cila shfaqet në film.

Sipas Variety, ekziston një skenë që përshkruan një hartë me “vijën me nëntë pika”, e cila është një përfaqësim i pretendimeve territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore, për të cilën Vietnami thotë se shkel sovranitetin e saj.

Në një artikull, gazeta shtetërore e Vietnamit, “Tuoi Tre”, shkruan: “Ne nuk po e licencojmë filmin amerikan “Barbie” në Vietnam, sepse ai përmban imazhin fyes të vijës nëntë pika.

” Aktorja Margot Robbie në këtë film ka mishëruar plotësisht kukullën legjendare që luan dhe është futur aq në lëkurën e rolit, sa shihet kudo me rroba rozë. Qoftë një ngjarje në tapetin e kuq për nder të filmit, qoftë jashtë biznesit dhe thjesht në rrugë apo në aeroport, aktorja e njohur nuk vishet me asnjë ngjyrë tjetër përveç rozës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco