Fansi i bleu 10 mijë dollarë ‘viewers’-a në TikTok, reagon Dea Mishel: Mund t’më blije një çantë ‘Lady Dior’…

Fansi i bleu 10 mijë dollarë ‘viewers’-a në TikTok, reagon Dea Mishel: Mund t’më blije një çantë ‘Lady Dior’…

21:11, 04/07/2023
A+ Aa A-

Ish-banorja e “BBV”, Deamichele Hoxha gjatë qëndrimit në këtë shtëpi arriti që të fitojë zemrat e një publiku të gjerë të cilët gjithashtu votuan që ajo të ishte një ndër 4 finalistët e këtij reality show.

Mirëpo edhe pas daljes nga ky spektakël shpesh herë Dea ka treguar që është mbështetur nga fansat e saj.

Megjithatë së fundmi ish-banorja ka treguar përmes një postimi në InstaStory se një fans i saj i ‘çmendur’ identitetin e të cilit ajo nuk e din i ka blerë një asaj 10 mijë dollarë views për TikTokun e saj.

Përmes videos në InstaStory, duke qeshur ajo i ka bërë thirrje fansit që lekët që i shpenzon për blerjen e views në TikTok-un e saj t’ia blejë një çantë “Lady Dior” ose ti dhurojë për ndonjë organizatë bamirësie.

“Diku po blen viwes në TikTok për mua. Unë nuk e dija se kjo gjëja bëhet, por bëhet. Shumë faleminderit për këtë personin por nuk kam nevojë për vieës në TikTok. Në qoftë se ke dëshirë të shpenzosh për mua mund të më blesh në çantë “Lady Dior” po këtë e pranoj, kjo ishte shaka. Po thoja nëse ke para tepër dhe do ti shpenzosh diku, më shkruaj dhe do të dërgoj një listë me shoqata bamirëse. Faleminderit”.

Ky është budallallëku më i madh që më ka ndodhur ndonjëherë. Më e çuditshmja është se ky personi nuk po e bën vetëm te profili im, por edhe te profili i çdo personi që poston me mua. Do ju tregoj se sa kushton të blesh viëes në TikTok. Këtu thotë që 400 mijë klikime kushtojnë 80 dollarë, për mua kanë shkuar diku te 10 mijë dollarë, domethënë për profilin tim dhe atyre që postojnë me mua.”– tha Dea.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco