Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë? Dj Dagz shton dyshimet me përgjigjen e tij

Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë? Dj Dagz shton dyshimet me përgjigjen e tij

13:34, 03/07/2023
A+ Aa A-

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të dashura dhe më të komentuar për publikun shqiptar.

Dyshja u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku nisën dhe lidhjen e tyre të dashurisë e cila vazhdoi dhe pas mbarimit të spektaklit.

E pak kohë pas daljes nga shtëpia e famshme, moderatorja dha lajmin se ishte në një pritje të ëmbël dhe tashmë ata janë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Trev.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj që kur ish-banorja solli në jetë vogëlushin e saj, fansat dyshojnë se ajo mund të jetë shtatzënë sërish. 

E teksa në rrjet dyshimet po shtohen nga veprimet e moderatores, në lidhje me këto spekulime është pyetur edhe Dj Dagz.

Ish-banori i cili ishte i ftuar në ‘She’s on top”, u pyet nga moderatorja e programit nëse janë të vërteta fjalët që po qarkullojnë për shtatzëninë e Einxhelit.

Dagz u përgjigj se lidhur me këtë temë nuk di gjë dhe mbase ky lajm mund të jetë edhe një surprizë për të.

“Nuk e di, nuk më ka thënë gjë, mos po ma bën dhe mua surprizë”– tha Dagz.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco