'U abuzova nga mosha 7 deri në 12 vjeç nga Michael Jackson', akuzuesi ka një tjetër shans për të rikthyer çështjen në gjykatë

'U abuzova nga mosha 7 deri në 12 vjeç nga Michael Jackson', akuzuesi ka një tjetër shans për të rikthyer çështjen në gjykatë

17:16, 29/06/2023
A+ Aa A-

Ishte 25 qershor 2009, kur vdekja e Michael Jackson filloi të monopolizonte interesin e mediave në mbarë botën. Ndër akuzuesit më të famshëm dhe më këmbëngulës të “Mbretit të Popit” është Wade Robson, i cili pretendon se është abuzuar seksualisht nga Jackson që në moshën 7-vjeçare deri në moshën 12-vjeçare.

Megjithëse padia e tij fillestare kundër familjes Jackson u hodh poshtë në 2017, zhvillimet e fundit ligjore kanë rindezur kërkimin e tij për drejtësi, raporton "Protothema".

Ky është një ligj i ri, i cili zgjat kohën e kundërshtimeve ligjore për fëmijët viktima. Kështu që Robson tani ka një shans të dytë për të rikthyer çështjen e tij në gjykatë, dhe për të shfajësuar veten. Gjykata e Apelit në Kaliforni e anuloi vendimin e tij të vitit 2021, duke rivendosur padinë e tij kundër pasurisë së Jackson.

Pretendimet dhe kundër-argumentet:

Padia e burrit paraqet një pamje shqetësuese të fëmijërisë së tij, nga abuzimi seksual në duart e dikujt që ai e admironte dhe i besonte. Në intervista, ai ka folur për manipulimin psikologjik që ka pësuar, duke thënë se Jackson e ka bërë të ndihet bashkëfajtor.

Në përgjigje të akuzave, përfaqësuesit e Michael Jackson kanë mohuar fuqishëm çdo akuzë. Ata akuzuan Robson se ka ndjekur pretendime jo serioze për vite me rradhë, duke vënë në dukje se gjyqtarët e mëparshëm i kanë pushuar rastet e tij si të pabaza.

Për më tepër, nga ana e familjes, theksohet se Robson ka bërë disa deponime dhe ka ekzaminuar dokumente të panumërta, të gjitha në përpjekje për të mbështetur pretendimet e tij.

Po sikur të fitojë?

Nëse Wade Robson fiton në betejën e tij ligjore kundër familjes dhe të besuarve të pasurisë së Michael Jackson, kjo do të hedhë dritë mbi raste të tjera të viktimave të supozuara të idhullit të ndjerë të popit. Sipas ekspertëve ligjorë në firmën ligjore Hugh James, nëse dhunuesi ka vdekur kohët e fundit, viktimat mund të ndërmarrin veprime ligjore kundër pasurisë së tyre. Në këtë skenar, përgjegjësia bie mbi përfaqësuesit personalë të pasurisë, për të zbatuar urdhrat e gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco