Ndryshe nga Kylie dhe Khloé, Kourtney dhe Travis e kanë zgjedhur emrin e bebushit

Ndryshe nga Kylie dhe Khloé, Kourtney dhe Travis e kanë zgjedhur emrin e bebushit

12:50, 29/06/2023
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker do të bëhen prindër të një djali.
 
Dje, Kourt postoi një album me foto në Instagram, ku shfaqej e lumtur dhe rrëzëllitëse me një komplet në ngjyrë blu pastel, duke u puthur me bashkëshortin e saj. dhe ajo që ra në sy, ishte pikërisht komenti i Travis, i cili shkroi: “E di që tani emrin e tij”, shoqëruar me një emoji me shkelje syri.

Ndryshe nga Kylie, e cila më në fund vendosi t’i ndryshojë emrin ligjërisht djalit, Aire, apo nga Khloé, e cila nuk mendoi një emër për djalin, por priti që t’i shihte portretin, Kourt dhe Travis e kanë paraprirë situatën. 

Image

Sigurisht, fansat symprehtë e vunë re dhe nisën me aludimet e tyre, ndërkohë që shumë njerëz të famshëm uruan çiftin.
 
Dyshja zbuloi gjininë e bebushit javën e kaluar. Kourt, e ulur në prehërin e Travis dhe ky i fundit që i binte baterisë, për të shpërndarë ngjyrën blu në ajër, e cila na tregoi se një djalë do t’i shtohet klanit Kardashian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco