Bledi Mane: Çerrat e Luizit më mbyllën tre herë Instagram-in

Bledi Mane: Çerrat e Luizit më mbyllën tre herë Instagram-in

12:41, 29/06/2023
A+ Aa A-

Teksa ishte i ftuar për një intervistë në “News 24”, gazetari i njohur Bledi Mane tregoi projektet e tij të verës. Ai ka planifikuar një projekt artistik muzikor, që do të mbajë tour në disa qytetete të Shqipërisë.

Maestro, Armaldo Kllogjeri do të jetë pjesë e këtij projekti por jo Luiz Ejlli, pasi shifrat që ai kërkon janë tepër të larta.

“Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqipërisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës. Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar janë 20 mijë euro e lart. Ish banorët janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga cerrat e Luizit”- tha Bledi Mane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco