Kendall dhe Bad Bunny s’kanë në plan të na thonë gjë për lidhjen e tyre

Kendall dhe Bad Bunny s’kanë në plan të na thonë gjë për lidhjen e tyre

09:55, 23/06/2023
A+ Aa A-

Kendall Jenner është në kopertinën e revistës “WSJ” dhe nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për marrëdhënien e saj me Bad Bunny. Megjithëse ne patëm pritshmëri, Kendall “na preu krahët” dhe shpjegoi pse s’ndihet shumë rehat që të flasë për këtë marrëdhënie.
 
“Nuk dua të lë frustrimin dhe stresin e të tjerëve që të më ndalojnë të shijoj (marrëdhënien time). Dua që t’i bëj gjërat në mënyrën më private të mundshme, sepse fundja, mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të pasur një lidhje të shëndetshme”, u shpreh modelja.

Image

Ndërkohë, edhe Bad Bunny u pyet për lidhjen e tij në një intervistë për “Rolling Stone” dhe u shpreh: “E di që diçka do të dalë. E di që njerëzit do të thonë diçka. Njerëzit dinë gjithçka rreth meje, ndaj ç’më mbetet tjetër të mbroj? Jetën time private. Kjo është e vetmja përgjigje. Në fund, e vetmja gjë që kam është privatësia”.
 
Më tej shtoi:
 
“Po jetojmë në kohërat më të këqija, për privatësinë e njerëzve të tjerë, jo thjesht të artistëve, por të qenieve njerëzore. Sot, askush nuk ka respekt për privatësinë e jetës së të tjerëve. Unë vijoj të jetoj. Fansat gjithnjë do të duan të dinë më shumë, por unë s’dua të përqendrohem te kjo. Unë do vazhdoj të jetoj sipas mënyrës sime”.
 
Pra, nga Kendall dhe Bad Bunny s’do kemi ndonjë informacion, gjithsesi vazhdojnë të jenë bashkë dhe qartazi, në një mendje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco