Pas shumë zërave, Olsi Bylyku dhe Egli Tako konfirmojnë ndarjen e tyre

Pas shumë zërave, Olsi Bylyku dhe Egli Tako konfirmojnë ndarjen e tyre

08:49, 23/06/2023
A+ Aa A-

Olsi Bylyku dhe Egli Tako po përfliten prej disa javësh tashmë se i kanë dhënë fund romancës së tyre disavjeçare.

Deri më tani gjithçka që i lidhte Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike ishte një “follow” në rrjetet e tyre sociale por tani jo më. Dyshja duket se tashmë e kanë konfirmuar në heshtje ndarjen e tyre.

Dyshimet se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre u shtuan kur aktori i humorit u shfaq i vetëm në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës pasi dyshja shiheshin krahë njëri-tjetrit në çdo event. Gjithashtu, në postimet e tij në “InstaStory”, këngëtari ka publikuar momente gazmore gjatë dasmës me miqtë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco