Solstici veror, sot dita më e gjatë e vitit

Solstici veror, sot dita më e gjatë e vitit

09:06, 21/06/2023
A+ Aa A-

Në datën 21 qershor, banorët e Shqipërisë dhe vendeve të afërta do të përjetojnë solsticin veror. Kjo është dita më e gjatë e vitit, dielli lindi në orën 05:07 minuta dhe do të perëndojë në 20:17, gjithsej 15 orë, 9 minuta e 48 sekonda.

Në vende të ndryshme, ndryshon edhe gjatësia e ditës. Kjo varet nga vendi ku jeton. Në Alaska ka thuajse 24 orë dritë dielli, ditën e solsticit.

Solstici veror në Hemisferën e Veriut bie çdo vit, në varësi të vendndodhjes, nga data 20 në 22 qershor dhe është dita kur Dielli është në pikën më të lartë, para nga Hemisfera e Veriut.

Në Hemisferën e Jugut kjo ndodh në datat 20 deri 22 dhjetor, kur Hemisfera e Veriut përjeton solsticin dimëror dhe ditën më të shkurtër të vitit.

Edhe pse stina e verës është në muajin e parë, pas datës 21 qershor ditët, ende më të gjata sesa nata, fillojnë të shkurtohen edhe pse në mënyrë të pandjeshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco