Si ndihet Scott Disick tani që Kourtney dhe Travis do të bëhen prindër?

Si ndihet Scott Disick tani që Kourtney dhe Travis do të bëhen prindër?

08:58, 21/06/2023
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker njoftuan se do të bëhen prindër dhe se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku në mënyrën më të lezetshme të mundshme. Kourt u shfaq në koncertin e Travis duke mbajtur një pankartë në duar, ku shkruante “Travis, jam shtatzënë”.
 
Por, sigurisht, vëmendja u përqendrua edhe tek ish-i i Kourt, Scott Disick, i cili ka qenë i lidhur për 1 dekadë me yllin e “The Kardashians” dhe bashkëprindërojnë për 3 fëmijët e tyre.
 
Sipas një burimi për ET: “Scott po e mbështet çiftin dhe në të njëjtën kohë, po përpiqet që të kujdeset sa më shumë për veten. Kjo është paksa e vështirë për të, pasi ai gjithnjë do ta dojë Kourtney, por është i lumtur dhe i emocionuar për të. Ai do të vijojë të ecë përpara dhe të përqendrohet në jetën e tij”.
 
Burimi theksoi se “Kourt dhe Travis janë super të lumtur. Kjo shtatzëni ka qenë ëndrra e Kourt dhe ajo, së bashku me Travis mendojnë se kjo është ndër gjërat më magjike që u ka ndodhur. Janë super të emocionuar dhe mezi presin të përjetojnë momente të bukura”.
 
Pra, Scott është edhe i lumtur, edhe i palumtur, edhe i përqendruar te vetja, por edhe me një sy nga familja Kardashian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco