Serbi vjedh këngën ‘Theje’, reagon i frustruar Alban Ramosaj: Na e shpifët…

Serbi vjedh këngën ‘Theje’, reagon i frustruar Alban Ramosaj: Na e shpifët…

19:47, 15/06/2023
A+ Aa A-

Alban Ramosaj, ka treguar së fundmi përmes rrjeteve sociale se kënga e tij “Theje” është vjedhur nga malazezët.

Më saktë, këngëtari malazez Emel Fenca e ka përvetësuar këngën dhe melodinë, duke e titulluar “Vrati je”, që në gjuhën serbo-malazeze do të thotë “Kthehu pas”.

“Kopja është forma më e lartë e të të komplimentuarit. Por të vjedhin ‘Theje’ në këtë lloj forme?…”, shkroi Albani si fillim në Instagram.

Image

Ai nuk e la me kaq dhe në një story tjetër etiketoi artistin interpretues të këngës “Vrati je”, i cili tek autorët e melodisë ka vendosur emrin e tij, sikur kënga është e “kompozuar” nga vetë ai.

“Ermal Franca, ti dhe i ashtuquajturi grupi yt kreativ duhet të jeni të turpëruar. Më shumë për faktin se ju jeni një reprezantues në Eurovision në të njëjtën kohë që ‘Theje’ u publikua”, ka shkruar tutje këngëtari.

Image

Emel është pjesë e grupit malazes D-Mol, të cilët përfaqësuan Malin e Zi në ‘Eurovision 2019’ me këngën “Heaven”, por dështuan ta kualifikonin vendin e tyre në finale.

“Jam kaq i lodhur duke ‘mbyllur gojën’ që të mos përzihem me energji ‘arrogante’ apo ‘të pasjellshme’. Por është bërë kaq e lodhshme…Duke nisur me ju ‘artistët’ e vendit tonë (e dini mirë se kush jeni) e duke vazhduar me tipa si puna e këtij që postova më herët. Po si more vëlla e quani veten kreativë apo artistë? A s’keni një çikë dinjitet? Na mbytet, na e shpifët. Keni humbur fillin, themelin dhe arsyen për çfarë e keni nisur këtë rrugëtim që quhet muzikë”, ka shkruar Ramosaj më tej në reagimin e tij.

Image

Kënga “Theje” e Alban Ramosajt ishte gjithashtu pretendente për të prezantuar Shqipërinë në ‘Eurovision 2022’, por u mund nga Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ në Festivalin e RTSH-së në dhjetor të vitit 2021.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco