Mes zërave për një romancë mes Kylie Jenner dhe aktorit të njohur, ylli zbulon unazën me kuptimin domethënës

Mes zërave për një romancë mes Kylie Jenner dhe aktorit të njohur, ylli zbulon unazën me kuptimin domethënës

15:45, 15/06/2023
A+ Aa A-

Dhe pse miqtë e Kylie Jenner janë shprehur se  marrëdhënia e milioneres me aktorin Timothée Chalamet nuk është aq serioze, veprimi i fundit i yllit ka treguar të kundërtën.

Image

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” postoi një foto në InstaStory nga avioni i saj privat, e veshur me një fustan veror me lule Dôen Stanza (298 dollarë), vathë me perla nga Chanel – dhe një unazë Cartier Trinity (1,570 dollarë) në gishtin e dorës së majtë.

Por modeli o unazës Cartier daton në vitin 1924 dhe “është bërë një simbol i marrëdhënieve më të rëndësishme të jetës” që nga ajo kohë, sipas faqes së internetit të argjendarit.

Tre materialet e ndërthurur të unazës – të bëra nga ‘rose gold’, ari i verdhë dhe i bardhë – simbolizojnë respektivisht dashurinë, besnikërinë dhe miqësinë.

Ndërsa unaza e parë e Trinity u bë për poetin dhe dramaturgun francez Jean Cocteau, stili është mbajtur nga ikonat e Hollivudit si Grace Kelly dhe Gary Cooper dhe favorizohet nga yjet si Adele, Eva Mendes dhe Gwyneth Paltrow.

Image

Linja Trinity (e cila përfshin gjithashtu gjerdan, vathë dhe byzylykë ) madje ka vulën e miratimit të familjes mbretërore; Princesha Diana mbante shpesh unazën e saj të trefishtë Cartier, dhe Kate Middleton gjithashtu.

Image

25- vjeçarja, është parë të mbajë shumë modele të Cartier në të kaluarën, por kjo unazë e veçantë duket të jetë e re në koleksionin e saj dhe kjo paraqitje e saj vjen vetëm dy javë pasi ajo u pa duke u larguar nga shtëpia e të dashurit të saj të përfolur në Beverly Hills .

Që kur spekulimet për lidhje filluan të qarkullonin rreth dyshes në fillim të prillit, Jenner është fotografuar disa herë nga shtëpia e aktorit 27-vjeçar të “Dune”. Miqtë e dyshes folën për miqësinë e tyre në fillim, duke thënë se Jenner ishte “e hapur për të parë se ku shkojnë gjërat” dhe për t’i mbajtur gjërat “argëtuese” me Chalamet.

Por në fillim të këtij muaji, një burim i tha Us Ëeekly se çifti “kanë kaluar shumë më shumë kohë së bashku dhe ata po afrohen shumë më shumë me kalimin e ditëve”.

Ata gjithashtu thanë se disa anëtarë të familjes së Jenner, duke përfshirë motrën Kendall dhe mamin Kris, tashmë e kanë takuar të dashurin e saj të përfolur dhe “e miratojnë lidhjen e tyre”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco