Luizi arrin sukses tjetër, artistja shqiptare i beson hapjen e koncertit

Luizi arrin sukses tjetër, artistja shqiptare i beson hapjen e koncertit

08:48, 15/06/2023
A+ Aa A-

Koncertin e Elvana Gjatës do e hapë Luiz Ejlli. Ish-banori i “Big Brother Vip Albania” po arrin sukses me koncerte dhe me projektet mirëpo duket se po i besohet edhe hapja e koncertit të artistes së njohur.

Sot, Elvana zbuloi këngëtarët që do të jenë të ftuar për të performuar në koncertin e saj që do të mbahet në datë 22 qershor në stadiumin Air Albania.

I pari do jetë Luiz Ejlli, e pas tij: Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.

Më pas në skenë do të ngjiten disa nga zërat më të mirë në vend, mes të cilëve edhe motra e këngëtares, Migena Gjata. Ata do të jenë Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco