Kledi Hysa rrëfen për herë të parë se si nisi historia e dashurisë me Evi Reçin

Kledi Hysa rrëfen për herë të parë se si nisi historia e dashurisë me Evi Reçin

14:28, 14/06/2023
A+ Aa A-

Ish-banori i “Big Brother Vip 1” Kledi Hysa dhe Evi Reçi cilësohen si një ndër çiftet më të lezetshme të showbizit shqiptar.

Vetëm disa muaj më parë dyshja konfirmoi lidhjen e tyre, duke publikuar foto krah njëri-tjetrit.

Ditën e djeshme Kledi ishte i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ku rrëfeu se si misi historia e tyre e dashurisë.

Ai tha se është njohur me Evin në darkën e një mikut të tyre, teksa tregoi se që në fillim të njohjes prezenca e saj i jepte pozitivitetin që ai kërkonte.

Ndërsa u pyet nga moderatorja ‘çfarë të pëlqeu më shumë tek Evi’ Kledi u shpreh se ajo çfarë e tërhoqi më shumë nuk ishte pamja e parë, por sipas tij ishte aftësia që ka Evi për të dhënë çdo ditë një gjë të re.

”Sapo kisha dalë nga Big Brotheri dhe kisha shumë kohë që po meresha më shumë me veten. Njohja me Evin nisi në darkën e Eraldos, por vazhdoi më vonë. Evi kishte diçka që ishte si një lloj shkarkim për mua, kur ishte prezente më jepte një pozitivitet që unë kërkoja. Evi kishte jetuar jashtë dhe kishte mendimin krejt dryshe ndërkohë kishte tre vite që jetonte në Shqipëri dhe unë sapo kisha hyrë në Shqipëri. Kishte një pastërti shumë miqësore që më ndihmonte dhe më bëri shumë për vete me dashurië dhe respektin që kishte ndaj njerëzve. E njihja më përpara si këngëtare, madje më surprizoi kur e pashë ngaqë ka pasur kohë që nuk e shihja në skenë. Më ka pëlqyer shumë mizika që bënte sepse ishte ndryshe komplet. Çfarë më pëlqeu më shumë tek Evi nuk ishte në pamjen e parë, por ishte e dyta dhe e treta që më bëri edhe më shumë. Deri sot Evi ka gjithmonë sjell diçka për të dhënë.”- tha Kledi Hysa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco