'Abuzon me djalin e mitur'/ Nicki Minaj bie pre e një sulmi në SHBA

'Abuzon me djalin e mitur'/ Nicki Minaj bie pre e një sulmi në SHBA

15:05, 12/06/2023
A+ Aa A-

Nicki Minaj ishte viktimë e një incidenti që në SHBA njihet si ‘swatting’ kur një telefonues anonim mashtronte autoritetet duke pretenduar se djali i saj 2-vjeçar abuzohej.

Sipas një burimi të zbatimit të ligjit, personi në fjalë telefonoi shërbimet e fëmijëve, duke bërë që oficerët të zbarkonin në rezidencën e Minaj-t në Kaliforni.

Nicki e cila ka djalin e saj të vogël me bashkëshortin Kenneth Petty, u mor në pyetje nga oficerët në shtëpinë e saj. Pas ekzaminimit të fëmijës, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u konstatua se nuk kishte shenja abuzimi.

Disa orë më vonë, një tjetër telefonues anonim raportoi për një zjarr në shtëpinë e Minaj-t. Në një situatë të tillë reperja e njohur po merr masa duke paditur individët e përfshirë në incident.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco