Kiara apo Bora, cilën zgjedh Olsa Muhameti?

Kiara apo Bora, cilën zgjedh Olsa Muhameti?

10:43, 10/06/2023
A+ Aa A-

Olsa Muhameti është regjisorja shqiptare e cila ka bashkëpunuar me emra të njohur të ekranit.

Së fundmi, ajo ka nisur xhirimet e sezonit të dytë të “Kepit të Tundimeve”. Kiara Tito do të jetë moderatore dhe ajo tashmë ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit, aty ku pjesë janë edhe ish-banorë të ‘BBV’. Ndërkohë, sot në një intervistë, Olsa ka folur lidhur me këtë sezon të ri teksa ka zbuluar edhe detaje rreth bashkëpunimit me Kiarën.

‘Unë me Kiarën njiheshim shumë pak, nuk kemi punuar asnjëherë bashkë. Kemi 5 ditë që qëndrojmë bashkë dhe punojmë. Mua Kiara më pëlqen sepse është profesioniste, përpiqet të japë maksimumin. Është modeste, vjen e para në setin e xhirimit, është korrekte. Jam shumë e kënaqur.’

E pyetur se kë zgjedh ajo mes Borës dhe Kiarës, Olsa është përgjigjur:

‘Është shumë herët për ta thënë… Më ka marrë malli për Borën.’

Epo mesa duket, deshi s’deshi, përgjigjen e dha!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco