Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

A e dinit?! Ky është emri i vërtetë i Emma Stone, ja pse e ndryshoi

A e dinit?! Ky është emri i vërtetë i Emma Stone, ja pse e ndryshoi

14:34, 26/04/2024
A+ Aa A-

Aktorja e njohur Emma Stone ka zbuluar për herë të parë emrin e saj të vërtetë dhe arsyen pse vendosi ta ndryshonte. Në një intervistë që ndau me kolegun e saj të “The Curse”, Nathan Fielder me “The Hollywood Reporter”, aktorja zbuloi se emri i saj i lindjes është “Emily”.

Fielder iu referua disa herë Stone si “Emily” gjatë intervistës, duke nxitur burimin e brendshëm të revistës të pyeste nëse ndonjë nga kolegët e saj të filmit i është drejtuar me emrin e saj të vërtetë më parë.

 

Emma shpjegoi se duhej të ndryshonte emrin e saj sepse një aktore tjetër e quajtur Emily Stone ishte tashmë anëtare e SAG-AFTRA. Siç tha muza 35-vjeçare e Giorgos Lanthimos: “U tremba disa vite më parë. Për disa arsye, thashë: “Nuk mund ta bëj më. Thjesht më thirr Emily”. Nathan më thërret Em, gjë që është më e lehtë”, shpjegoi ajo. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco