Julia Fox për Kanye: S’kam dashur kurrë të njihem si e dashura e dikujt

Julia Fox për Kanye: S’kam dashur kurrë të njihem si e dashura e dikujt

09:28, 26/04/2024
A+ Aa A-

Julia Fox ka folur për romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja dhe modelja  ishte në lidhje me reperin për pak kohë përpara se të takonte tashmë gruan e tij Bianca Censori, shkruan Page Six.

Në një intervistë për revistën InStyle, Julia Fox ka folur për lidhjen e tyre, ndërsa ka theksuar se nuk i ka pëlqyer fakti që në fund u bë e njohur si “partnerja e Kanye West”.

 

“Kurrë nuk kam dashur të njihem si e dashura e dikujt. E di që jam shumë më tepër se kaq”, tha aktorja.

Ajo më pas shtoi: “Mendoj se kjo u ndodh shumë shpesh grave në këtë industri. Ata janë po aq të mirë sa partnerët e tyre dhe zakonisht, mund të kenë një karrierë shumë më të gjatë se “partneri”.

Ajo po ashtu theksoi se dëshiron që ta heqë këtë titull.

“Dua të qëndroj në këmbët e mia dhe të mos kem nevojë për një burrë që të më mbështesë. E kam bërë për vite dhe tani jam mirë. Jam vendosur në këtë fushë dhe dua të vazhdoj kështu. Dhe ndoshta një ditë do të më marrin seriozisht”, tha ajo në mbyllje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco