'Vetja ime e bukur', Françeska telefonon versionin e së shkuarës: Bëj durim, mos u dorëzo…

'Vetja ime e bukur', Françeska telefonon versionin e së shkuarës: Bëj durim, mos u dorëzo…

11:11, 26/04/2024
A+ Aa A-

Telefonata e Françeskës nuk i është drejtuar dikujt që nuk jeton më, por vetes së saj të dikurshme. Ajo ‘telefonoi’ versionin kur ka qenë e vogël dhe e bullizuar.

Telefonata e Françeskës:

Vetja ime e bukur sa më ke munguar, ç’të të them? Dua të flas me Françeskën kur ka qenë 15 vjeç, në pikën më të vështirë të jetës së saj.. kur nuk kisha asnjë shpresë për jetën. Françeska, dua të them që unë e di që nuk ke më shpresa, unë e di që jeta për ty është bërë e padurueshme.

Unë e di që kur sheh veten në pasqyrë e urren. E fajëson veten për çdo gjë, unë e di që ti me zor çohesh çdo mëngjes dhe nuk e do më.. dhe çdo ditë mendon se kur do vijë fundi.

Kur të mendoj më dhimbsesh… më dhimbsesh nga urrejtja që ke pasur për veten tënde, për vuajtjet që ke kaluar, më dhimbsesh për faktin që asnjë nuk të kupton dhe sa e vetmuar që ndihesh në jetën tënde.

Dua të them bëj durim, ti vlen shumë… Jeta jote vlen shumë, ti do i kalosh të gjitha gjërat që ti mendon se do të çojnë drejt fundit. Nuk është e nevojshme të lëndosh dhe urresh veten tënde, sepse kur të rritesh të pret një jetë shumë e bukur, një dashuri shumë e madhe, të prej një djalë i voçkël, të pret suksesi, lumturia që unë e di që ti e ke, por që e kërkon.

Do vijë një moment në jetën tënde që ti do pranohesh për atë që je. Do e duash veten tënde dhe do e ngresh zërin për veten tënde. E di që në këto momente nuk e ngre dot, por do vijë një moment që edhe kur ata të tentojnë të marrin zërin, të ulin zërin, ti nuk do të pranosh. Do të vazhdosh që të flasësh.

Mos u dorëzo, jeta është shumë e gjatë dhe e bukur. Ti meriton të realizosh gjithë ëndrrat që ke. Mos harro të duash veten tënde sepse kjo është shumë e rëndësishme. Jepi dashuri edhe mamit, se e kupton tani që je bërë mami vetë. Të dua shumë dhe forca…

SONDAZH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco