Ekspozita e Dastid Milukës në zemer të Brukselit: Në pah qëndron figura femërore si burim frymëzimi

10:37, 23/04/2024
A+ Aa A-

Piktori i mirënjohur, Dastid Miluka në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Teevizion foli për ekspozitën e tij më të fundit të quajtur “Gratë” e cila ishte e hapur për të gjithë artdashësit nga data 1-31 Mars.

Miluka u shpreh se në atë ekspozitë u vendos një telajo ku vizituesit mund të pikturojnë, e cila më pas do të doli në ankand dhe paratë e grumbulluara do të shkuan në ndihmë të grave në nevojë ose të dhunuara.

Sipas tij të gjitha krijimet, vizatimet, piktuarat apo instalacionet , të shpalosura tashmë në ekspozita kanë në pah figurën e femrës, si një burim frymëzimi për të gjithë artistët.

Pjesë nga biseda:

“Jeta artistike ka qene goxha e ngarkuar me aktivitete, mund të them që aktivitetet nuk kanë më tepër se 4 muaj që kanë filuar kështu që ka qenë goxha e larmishme dhe e ngjeshur.

Aktualisht, aktiviteti më i fundit ka qenë ai i pardjeshmi i cili vinte direkt pas një ekspozite që unë kisha në të gjithë muajin mars, që u hap fillimisht më datën 1 mars.

Ekspozita kishte në qendër gruan, meqë muaji mars normalisht njihet si muaji që lidhet me festën e gruas (8 marsi).

Ne menduam që gjithë muajin mars të ja dedikonim gruas dhe ekspozita ishte e përbërë nga figura e femrës, me miq të ftuar si Fadil Berisha ku në të njëjëtn kohë janë bërë dhe promovime të 3 shkrimtarëve të njohur.

Femra është një frymëzim goxha i madh kur vjen puna tek ne artistët, pra frymëzohemi nga figura e saj.

Normalisht ne jemi gjithmonë të frymëzuar nga figura femërore dhe kjo vjen pastaj në pjesën tonë mund të idealizohet dhe akon në të tjera dimensione.

Unë e kam të integruar femrën në të gjitha krijimet e mia, qoftë vizatime, piktuara apo instalacione.

Pardje siç po thoja kishim një aktivitet që vinte direkt pas ekspozitës time të marsit e sigurisht kishte lidhje me figurën e marsit.

Aktiviteti kishte lidhje me botën e fashion pra me modën dhe ideja është që duke parë se në botën e fashion përdoren fëmijët e vegjël apo dhe femrat, ideja ishte që të organizonin një event të tillë, me shoqata që mbrojnë kauzën për figurën e tyre.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco