FOTO/ Ajo 77 ai 38 vjeç, Cher tregon arsyen unike pse lidhet me djem të rinj

FOTO/ Ajo 77 ai 38 vjeç, Cher tregon arsyen unike pse lidhet me djem të rinj

16:36, 03/05/2024
A+ Aa A-

Këngëtarja 77-vjeçare, Cher, ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar një takim me Elvis Presleyn.

“Kjo ndodhi sepse isha pak nervoze për reputacionin e tij. Jam realisht pak e turpshme ndaj meshkujve”, ka thënë artistja në emisionin “The Jennifer Hudson Show”. Ajo ka shpjeguar gjithashtu pse viteve të fundit kalon kohën kryesisht me meshkuj më të rinj.

“Arsyeja pse dal me djem më të rinj është se meshkujt e moshës sime ose më të moshuar… Epo, tani të gjithë janë të vdekur. Edhe më parë frikësoheshin të më afroheshin, ndërsa meshkujt më të rinj ishin të vetmit që…”, ka thënë këngëtarja.

Pasi tha këtë, moderatorja e emisionit komentoi “Ata janë të guximshëm” dhe Cher ra dakord, duke thënë: “Janë edukuar nga gra si unë”.

Cher është në lidhje prej dy vitesh me një djalë 40 vjet më të ri.

Cher ka qenë për disa vite në një marrëdhënie me reperin 40 vjet më të ri, Alexander Edwards. Çifti u pa për herë të parë në nëntor të vitit 2022 duke u mbajtur për dore në Los Angeles, dhe Cher u shfaq për herë të parë me Edwards në tapetin e kuq në mars vitin e kaluar kur u puthën para kamerave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco