Kristi dallon krisje në marrëdhënien e Luizit dhe Kiarës

Kristi dallon krisje në marrëdhënien e Luizit dhe Kiarës

18:36, 04/06/2023
A+ Aa A-

Kiara dhe Luizi kurorëzuan lidhjen e tyre, të krijuar brenda “Big Brother VIP”, në martesë edhe pse shumë persona kishin dyshime për vazhdimësinë e tyre.

Edhe sot, teksa ishte i ftuar në “E Diell”, Kristi tha se mes çiftit po mbaron pasioni dhe kjo mund të bëjë që ata të ndahen.

Sipas tij, kjo dallohet nga sjellja e Luizit, ndërsa shtoi se këngëtari qështë i paqartë.

“Luizi është i paqartë. I çorentiuar. Pas 5 muajsh, pasioni fillestar tani po mbaron dhe tani kjo duket. Po zbehet. Duhet të gjejnë mënyra të tjera për ta mbajtur lart pasionin. Kuptohet nga sjellja e Luizit”, tha Kristi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco