Reagon bashkëshorti i Albina Kelmendit: Eurovisioni nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera

Reagon bashkëshorti i Albina Kelmendit: Eurovisioni nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera

08:50, 14/05/2023
A+ Aa A-

Shqipëria është renditur në vendin e 22-të me gjithsej 76 vota në Eurovision 2023.

Albina dhe familja Kelmendi, të cilët u prezantuan me këngën “Duje”, u pritën mjaft mirë nga publiku, por jo edhe të kënaqur me rezultatin.

Një reagim pas kësaj e ka bërë edhe bashkëshorti i saj, biznesmeni i njohur, Valon Vataj.

Ai në një postim në InstaStory thekson se politika edhe këtë herë ka triumfuar kundër trojeve shqiptare.

“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare. Eurovision nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera. Familja ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare”, u shpreh ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco