Nga Steve Jobs te Elon Musk, rregulli i suksesit

Nga Steve Jobs te Elon Musk, rregulli i suksesit

09:19, 10/05/2023
A+ Aa A-

Burrat më të pasur në botë nuk duan të humbin kohë .

Ky është elementi që bashkon milionerët dhe protagonistët e botës së biznesit, financës dhe politikës me role drejtuese para të tjerave.

Meshkujt e suksesshëm duket se të gjithë ndjekin të ashtuquajturin " rregulli pesë orësh ".

Teorizuar nga Michael Simmons, shkrimtar dhe autor i dhjetëra artikujve mbi të mësuarit për të mësuar, është mbi të gjitha një sugjerim për përmirësim.

Pavarësisht nga sasia e angazhimeve ditore, ai konsiston në aftësinë për të ndarë një orë nw ditw duke pwrjashtuar fundjavat për t'ia kushtuar leximit dhe mësimit.

Benjamin Franklin, një shkencëtar dhe politikan amerikan që jetoi gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë, duket se fillimisht kishte intuitën (dhe e ktheu atë në një metodë).

Është thelbësore të jesh konstant, të kesh dëshirë për të mësuar dhe të jesh i apasionuar pas gjërave të reja. 

Për të vendosur dhe ndjekur më mirë "rregullin tuaj pesë orësh" është mirë të filloni, para së gjithash, nga leximi.

Mund të përfshijë romane dhe ese, faqe lajmesh, gazeta, libra audio dhe podkaste.

Këshilla është të keni gjithmonë një libër ose diçka për të lexuar me vete dhe të kufizoni abuzimin me rrjetet sociale dhe serialet televizive, aktivitete që mund të kalojnë lehtësisht në mbrëmje ose fundjavë. 

Është gjithashtu e rëndësishme të reflektoni dhe arsyetoni për atë që keni lexuar, shkruani dhe shënoni mendimet, analizoni ato.

Çelësi i suksesit personal dhe atij të biznesit kalon gjithashtu përmes eksperimentimit dhe zbatimit të asaj që keni mësuar.

Procedimi me anë të provës dhe gabimit sigurisht që mund të jetë i dobishëm dhe i vlefshëm për të mësuar, intuituar dhe për të shënuar rrugën që të çon drejt vetë- realizimit .

ImageNë foto, nga e majta: Steve Jobs, Elon Musk, Barack Obama dhe Bill Gates

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco