Pse u inatos Mbreti Charles me Kate dhe William-in pak para kurorëzimit?

Pse u inatos Mbreti Charles me Kate dhe William-in pak para kurorëzimit?

17:31, 09/05/2023
A+ Aa A-

Mbreti Charles u mërzit me Princin William dhe Kate Middleton pasi ata u vonuan në ceremoninë e tij të kurorëzimit.

Sipas një lexuesi të buzëve, problemi i vogël me të cilin u përball Mbreti përpara ceremonisë së kurorëzimit e bëri atë të inatosej.

Duke folur për Radar Online, eksperti pohoi se Mbreti Charles iu ankua mbretëreshës Camilla për djalin dhe nusen e tij pasi ata ishin vonë për ceremoninë.

Ne nuk mund të jemi kurrë në kohë,” i tha Charles gruas së tij, sipas ekspertit të leximit të buzëve, përpara se të shtonte, “Po, unë jam … Kjo s’është mirë. Gjithmonë ka diçka. Kjo është e mërzitshme.

Peshkopi i Chelmsford, Dr. Guli Francis-Dehqani, zbuloi se incidenti ndodhi pak para se Mbreti të hynte në kishë.

“Kishte një ose dy gjëra që nuk po shkonin sipas planit,” tha ai.

Thuhet se Princi William dhe Kate Middleton, së bashku me Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, u vonuan për mbërritjen e tyre dhe Mbretit iu desh të priste tetë minuta për ta jashtë Abbey.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco