Martohet Luizi me Kiarën

Martohet Luizi me Kiarën

01:13, 07/05/2023
A+ Aa A-

Çifti i shumëpërfolur, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në mbrëmjen e finales së madhe të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Dyshja të cilët u njohën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, u veshën si nuse dhe dhëndër gjatë celebrimit të tyre.

Kurorëzimi i tyre u realizua në Bashkinë e Tiranës.

Luizi u dërgua me përcjelljen e kamerave dhe truprojeve në ceremoninë martesore, e cila ishte organizuar enkas në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Çifti i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit para miliona spektatorëve në transmetim direkt të finales së këtij programi të shumë shikuar nga shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco