Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

Look-u i guximshëm i Bebe Rexhës, këngëtarja shfaqet e veshur si gjethe kanabisi

Look-u i guximshëm i Bebe Rexhës, këngëtarja shfaqet e veshur si gjethe kanabisi

17:00, 03/05/2023
A+ Aa A-

Bebe Rexha ka treguar se është shumë guximtare dhe nuk ka frikë të eksperitmentojë.

Shumë i guximshëm ishte edhe look-u i saj për performancën e “Satellite” në “Jimmy Kimmel Live”.

Këngëtarja 33-vjeçare kishte veshur një kostum të gjelbër me disa gjethe pas shpinës, duke marrë kështu pamjen e një gjetheje kanabisi.

“Po, unë isha një gjethe gjigande për performancën time në ‘Jimmy Kimmel Live’. Një gjethe sativa për të qenë të saktë. Faleminderit Marta Del Rio që më ndihmove të realizoj idenë time”, shkroi ajo krah fotove në Instagram.

“Satellite” është në bashkëpunim me Snoop Dogg dhe videoklipi i saj shfaq dy artistët duke u transportuar në hapësirën e jashtme pasi kanë tymosur disa gjethe marihuane. Sipas Bebes, marihuana në fakt luajti një rol të madh në procesin krijues të këngës dhe videos.

Madje ajo publikoi dhe një video duke konsumuar marihuanë me Snoop Dogg. Para pak javëve ajo zbuloi në një intervistë reagimin e të atit për këtë video.

“Babai im më mori në telefon dhe më tha: ‘Çfarë po bën? Pse po pi marihuanë në një video të publikuar në internet? A je e çmendur?’” Unë thashë: ‘Babi, është Snoop Dogg. Nëse tymos me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg’”.

Jemi kuriozë të dimë reagimin e tij për veshjen e Bebes.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco