A duhet të shqetësohet Clara për këtë? Shfaqet ish-i i parë i Pique-s

A duhet të shqetësohet Clara për këtë? Shfaqet ish-i i parë i Pique-s

13:58, 03/05/2023
A+ Aa A-

Gerard Pique aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po viziton djemtë e tij Milan dhe Sasha të cilët jetojnë në Miami me nënën e tyre Shakira.

Ish-futbollisti ka kaluar shumë kohë në SHBA ndër vite, nga turneu parasezonal me Barcelonën e deri te puna e tij në promovimin e ngjarjeve sportive me kompaninë e tij “Kosmos”.

Çuditërisht, është zbuluar se edhe një nga ish të dashurat e tij jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Llogaria në Twitter @ClarGerFans zbuloi se Pique para Nuria Tomas, Shakirës dhe Clara Chia-s, ka qenë fillimisht i lidhur me Anna Checa.

Image

Kush është Anna Checa, ish e dashura e Pique-s?

Pique dhe Anna Checa ishin bashkë si çift për një vit, midis 2005 dhe 2006, edhe pse marrëdhënia e tyre mbetet disi mister.

Në atë fazë të karrierës së tij, Pique luante për Manchester United, duke kaluar gjithashtu një vit në huazim te Real Zaragoza në 2006/07.

E njëjta llogari në Twitter madje ndau disa foto të Pique dhe Checa së bashku kur ata ishin çift.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, Pique dhe Anna ruajnë një marrëdhënie të mirë, gjë që dëshmon edhe fakti dyshja ndiqen në Instagram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco