Një buburrec në tapetin e Met Gala bëhet viral në rrjet

Një buburrec në tapetin e Met Gala bëhet viral në rrjet

13:15, 03/05/2023
A+ Aa A-

Jemi 100% të bindur që Anna Wintour s’e ka aprovuar prezencën e këtij buburreci në tapetin e kuq të Met Gala 2023. Buburreci eci për pak, derisa u pikas dhe u vra, ama kjo s’i shpëtoi internetit.

Fotografi Kevin Mazur shkrepi një foto të buburrecit, pastaj e shkeli dhe më pas, momenti dhe “i famshmi i paftuar” u bë viral kudo në internet.
 
"Një buburrec ka mbërritur në Met Gala"

Ja dhe fotografi "duke pozuar" me buburrecin:

Met Gala këtë vit iu kushtua trashëgimisë dhe krijimtarisë së Karl Lagerfeld, i cili ka punuar për marka të mëdha, si: Chanel, Fendi dhe Chloé. Yjet kaluan në tapetin e kuq, sigurisht edhe buburreci në fjalë, duke treguar kështu të gjithë magjinë që moda dhuron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco