Prova që familja Kardashian-Jenner e ka fshirë përgjithmonë Travis Scott nga rrethi i tyre

Prova që familja Kardashian-Jenner e ka fshirë përgjithmonë Travis Scott nga rrethi i tyre

12:21, 03/05/2023
A+ Aa A-

Teksa miqtë e afërt me Kylie Jenner u shprehen se akoma ka shpresa që ajo dhe Travis të ribashkohen, mesa duket rrethi i ngushtë i familjes së miliarderes e ka “fshirë” përgjithmonë reperin.

Ky i fundit disa ditë më parë festoi 32 vjetorin e lindjes dhe mungoi një urim publik si nga ana e Kylie-t, por edhe e motrave të saj, sidomos Kendall e cila kishte një lidhje të ngushtë me Travis. Çdo vit tjetër edhe kur dyshja kanë pasur ulje-ngritjet e tyre nuk ka munguar një urim nga ata si babai i Stormi-t dhe tani edhe i Aire-t, por këtë vit gjëra paska ndryshuar shumë.

Në rrjet po aludohet se kjo heshtje totale e klanit Kardashian-Jenner, vjen si pasojë e situatës së Kylie-t me aktorin, Thimoteé Chalamet.

Dyshja prej disa javësh janë përfolur për një romancë, ndonëse mungon një konfirmim zyrtar.

Ta marrim këtë si një provë që nuk do të ketë më një rikthim Kylie-Travis?! Epo, mbetet për t’u parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco