Kap disa situata dhe i hiperbolizon', plas debati mes Deas dhe Nitës

Kap disa situata dhe i hiperbolizon', plas debati mes Deas dhe Nitës

22:50, 29/04/2023
A+ Aa A-

 

Gjatë javës Nita ka debatuar ashpër me banorët. E gjitha nisi nga një debat që ajo pati me Kristin, pasi ky i fundit nuk e ndihmoi në një lojë që ata patën gjatë javës nga Vëllai i Madh.

Pikërisht kjo situatë krijoi debate të nxehta gjatë javës mes dy banorëve, por nuk mbetën pa përfshirë edhe të tjerët.

Thuajse të gjithë, përveç Deas dolën kundër Kristit. Qetsori ishte më kritik sa i përket këtij debati dhe sipas tij, e gjithë situata e krijuar nga Nita ishte vetëm për lojë.

Ndërsa Dea tha se Nita po e tepron me debatin duke e quajtur Kristin jo njerëzor, sepse ishte vetëm një lojë.

Nita: Jam ndjerë vetëm në shtëpi gjatë këtyre ditëve. Jam munduar shumë herë ata mbuloj këtë gjë dhe them se ndoshta unë nuk jam njeriu më i afrueshëm këtu. U ndjeva keq me Kristin dhe ishte një shpërthim. Shumica e gjërave që ju i keni parë, ashtu janë. Është një akumulim i emocioneve dhe i situatave që kanë ndodhur brenda në shtëpi. Në këtë video pash shumë situata, nuk di nga t’ia nis. Dy apo tre herë që më kanë pyetur se kë shoh unë në finale, kam thënë Dean.

Dea: Je e vetmja që nuk më kë uruar për finalen. Je në kohë.

Nita: Nuk është e vërtetë, të kam uruar. Kur na pyetën për finalistin, unë dhash mendimin tim dhe Dea e mori personale, duke thënë që unë po e sulmoja. Janë mbledhur disa veta duke thënë se unë nuk jam mirë. E mira do ishte që këta të ishin afruar dhe të më kishin pyetur.

Dea: Unë mbaj mend që përpara se të shpallesha finaliste, kemi patur disa situata me Nitën që nuk më kanë pëlqyer fare.

Nita: Dea kap disa situata dhe i hiperbolizon.

Dea: Në bisedat e darkës ne thamë që Nita na është dukur ndryshe. Mendimin tim unë ia thashë brenda 10 orëve, nuk po flas pas krahëve.

Nita: Këto që thotë Dea, nuk janë ashtu.

Dea: Ka filluar të bëhet shumë ngacmuese ditët e fundit dhe bën ironi. Kur arriti dhe tha për Kristin që ai ka sjellje çnjerëzore, thash një sekond se ishte thjesht një lojë. Sa herë reagoj, nuk do të thotë që po të sulmoj ty Nita.

Efi: Nitës thjesht po i vjen fundit dhe po përpiqet të krijoë situata me çdo kusht.

Dea: Nita do të qëndrojë këtu brenda. Në lojë, nuk e kam parë kurrë kështu më përpara.

Nita: Kur më ka parë Dea duke më sulmuar më ka heshtur. Në këtë shtëpi gjykohesh edhe kur bën mirë.

Dea: Unë të kam folur dhe të kam përqafuar atë pasdite. Ti nuk doje, doje të  mbajë qëndrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco