Ish-partnerja e Amos Zaharia rrëfen periudhën e depresionit pas ndarjes së tyre

Ish-partnerja e Amos Zaharia rrëfen periudhën e depresionit pas ndarjes së tyre

21:51, 29/04/2023
A+ Aa A-

Amos Zaharia dhe Gigliola Haveriku, të cilët jetuan një histori të bukur dashurie 6-vjeçare, kanë lënë të kuptohet se kanë pasur një ndarje paqësore dhe me konsensus.

Muaj më parë gjatë një interviste, këngëtarja pranoi se ishte e vështirë ta gjente veten beqare pas 6 vitesh por u shpreh se e gjitha ndodhi si një proces.

Gjithashtu, së fundmi e ftuar në “S’e luan Topi” këngëtarja Gigliola Haveriku tregoi se ndarjen me Amos, e përjetoi shumë keq.

Këngëtarja rrëfeu se kaloi në një gjendje depresioni dhe se humbi shumë peshë pas ndarjes.

“Rashë avash avash një gjendje depresioni, e përjetova shumë keq. Mbaj mend që nuk ushqehesha. Unë e përjetova shumë keq, dhe kur një lidhje është mediatike është akoma më e vështirë. Atëherë me duhej edhe të buzëqeshja në ekran. Kisha gjendje ataku paniku. Familja ime ishte dakord, e prisnin një ndarje, i dhamë shanse herë pas here, por nuk funksionoi. Nuk ka qenë aspask e lehtë”, tregoi këngëtarja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco