Dea Mishel ‘fiton’ në rrjetet sociale, fansat nuk falin Efin. Ish-konkurrentja e Për’puthen humbet mijëra ndjekës në pak ditë

Dea Mishel ‘fiton’ në rrjetet sociale, fansat nuk falin Efin. Ish-konkurrentja e Për’puthen humbet mijëra ndjekës në pak ditë

12:44, 29/04/2023
A+ Aa A-

Ndonëse lojës së “Big Brother VIP” po i vjen fundi, në rrjetet sociale, sapo ka nisur një ‘luftë’ tjetër, ajo për ndjekës.

Javë pas jave, ‘Top Albania Radio’ liston ndryshimet që kanë pësuar banorët e lojës në ‘Instagram’, duke na treguar se nga orientohet popullariteti i konkurrentëve, në varësi edhe të dinamikave të shtëpisë. Që nga java e kaluar, duket se situata nuk ka ndryshuar shumë në rrjetet sociale.

Në rënie sërish si javën e kaluar, Efi Dhedhes ka humbur sërish ndjekës në ‘Instagram’, duke pasur një rënie prej plot 14 mijë ndjekësish.

Ajo kishte 566 mijë ndjekës dhe tani ka kaluar në 552 mijë.

Pas shumë situatave të ndodhura në shtëpi javën e fundit dhe debateve ku ajo ka qenë pjesë, Nita Latifi ka humbur 2200 ndjekës në ‘Instagram’ këtë javë, duke shkuar nga 102 mijë në 99.8 mijë ndjekës.

Qetsor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë vetëm 300 ndjekës më shumë në llogarinë e tij të ‘Instagram’- it, duke shkuar në 19.7 mijë ndjekës.

Në ndryshim nga java e kaluar ku ishte me humbje, këtë herë Krist Aliaj ka fituar 5600 ndjekës më shumë dhe nga 84.3K ka shkuar në 89.9K ndjekës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco