Nga ofertat në televizion, te surprizat që i presin, detajet e para nga finalja e ‘Big Brother VIP’

Nga ofertat në televizion, te surprizat që i presin, detajet e para nga finalja e ‘Big Brother VIP’

12:25, 29/04/2023
A+ Aa A-

Pas gati 5 muajsh, ‘Big Brother’ po vjen në fund. Javën e ardhshme do të mbahet edhe finalja e madhe e këtij spektakli, që do të kurorëzojë fituesin mbrëmjen e 6 majit.

E teksa loja bëhet më e ashpër brenda, jashtë tashmë kanë nisur organizimet për natën e madhe. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë finale do të mund ta ndjekin edhe vetë fansat, që do të kenë mundësi të blejnë biletë.

Këtë e bëri të ditur dhe moderatorja Arbana Osmani mbrëmjen e së martës se kush dëshiron që të ndjekë finale e ‘Big Brother Vip’ live, atëherë do të duhet të rezervojnë një biletë.

Ndërkohë është lancuar edhe linku ku të gjithë fansat banorëve të shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ të marrin biletën e tyre.

Në faqen zyrtare të ‘Top Channel’ thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales, do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro, dhe për arsye sigurie vendet do të jenë të limituara.

Njësoj si vitin e shkuar, banorët natën finale do të kenë mundësi të lënë shtëpinë ku kanë qëndruar, për të takuar të afërmit e tyre, por pse jo të marrin edhe dhurata.

Finaliste deri më tani janë edhe Efi dhe Dea. Për dy vajzat janë ideuar edhe surpriza, ku veç takimit me të afërmit e tyre, do të kenë mundësi edhe për të përfituar një kontratë në ‘Top Media’.

Nuk dihet ende se ku do t’i shohim në vazhdim dy vajzat, por ajo që dihet është se imazhi i tyre do të jetë më prezentë në këtë kanal, pas surprizës që do të marrin në natën finale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco