Gjatë gjyqit, Ed Sheeran bëri zbulimin e madh për karrierën e tij në muzikë

Gjatë gjyqit, Ed Sheeran bëri zbulimin e madh për karrierën e tij në muzikë

11:33, 29/04/2023
A+ Aa A-

Artisti i njohur Ed Sheeran sapo bëri një zbulim të madh gjatë dëshmisë në padinë e vazhdueshme kundër tij për të drejtat e autorit, e ne nuk dimë se a duhet ta besojmë apo jo.

Sheeran zbuloi se ai nuk mund të lexojë muzikë. Ai tha se jo vetëm që nuk di të lexojë muzikë, por gjithashtu nuk ka një diplomë në këtë fushë.

Duke diskutuar se si filloi dashuria e tij për këngën, këngëtari i “Perfect” zbuloi se mësoi për muzikën që fëmijë nga kori i tij i kishës, duke vënë në dukje se fillimisht filloi të shkruante këngë në moshën 13-vjeçare ndërsa ishte në një udhëtim në Irlandë me të atin.

Por ishte performanca e “Layla” e Eric Clapton në jubileun e Mbretëreshës Elizabeth II në 2002, ajo që e frymëzoi atë të merrte një kitarë dhe të ndiqte performancën si karrierë.

Ed shtoi se e la shkollën në moshën 17-vjeçare dhe filloi të luante koncerte, duke kënduar në dasma përpara se të bashkohej në turneun e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2009 me këngëtarin britanik Just Jack.

Padia kundër Sheeran, e cila filloi në fillim të kësaj jave, pretendon se këngëtari hoqi pjesë të këngës ikonike të Marvin Gaye “Let’s Get It On” për t’i përdorur në këngën e tij “Thinking Out Loud”. Në fund të dëshmisë së tij, Sheeran tha se nuk ishte dakord që kjo këngë “Thinking Out Loud” ishte një kopje e “Let’s Get It On” të Marvin Gaye.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco