David Beckham flet për ndikimin e OCD-së në jetën e tij

David Beckham flet për ndikimin e OCD-së në jetën e tij

10:44, 29/04/2023
A+ Aa A-

David Beckham tregoi se të jetuarit me çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD) e bën atë të kalojë orë të tëra duke pastruar dhe organizuar shtëpinë, ndërsa pjesa tjetër e familjes është në shtrat.

“Kur të gjithë janë në shtrat, unë hedh një sy vërdallë dhe pastroj qirinjtë, ndez dritat në mjedisin e duhur, sigurohem që gjithçka të jetë e rregullt. E urrej që të zbres në mëngjes dhe të ketë gota, pjata dhe, e dini, tasa,” tha ai në një dokumentar të ardhshëm në Netflix.

“Unë heq dyllin e qiririt, pastroj xhamin, është gjëja që më bezdis më shumë, tymi rreth pjesës së brendshme te një qiri,” shtoi më pas.

Kur ekipi që filmonte komentoi e pastërtinë e kuzhinës, Beckham thotë: "Unë e pastroj aq mirë, por nuk jam i sigurt që në fakt vlerësohet kaq shumë nga gruaja ime, me gjithë sinqeritet."

Si përgjigje, Victoria Beckham thotë "Ai është kaq i përsosur" dhe thekson se e vlerëson faktin që ai pastron.

David Beckham u shpreh se i duken "të lodhshme" ritualet e pastrimit, por "ndihet i detyruar t’i bëjë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco