E vërteta e sulmit të Zhaklinës pas sherrit me çiftin e 'Big Brother'

E vërteta e sulmit të Zhaklinës pas sherrit me çiftin e 'Big Brother'

10:15, 29/04/2023
A+ Aa A-

Që pas spektaklit të së martës, Zhaklina Lekatari ka qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të sulmeve të bëra.

Pasi opinionistja e “Big Brother” pati një përplasje me Kiarën e me Luizin, jashtë u raportua se ishte sulmuar dhe për pasojë i kanë thyer xhamat e makinës. Megjithatë, ende nuk dihet nëse kjo ngjarje vjen nga vetë fansat e çiftit apo nga ndonjë ngjarje tjetër.

Policia e Tiranës ka reaguar për një lajm që u aludua nga mediat se Zhaklin Lekatari është sulmuar pas kritikave që u dha Luizit dhe Kiarës, duke e cilësuar si të pavërtetë. 

“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit ‘Dinamo’, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”,thuhet në njoftimin e Policisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco