Një vit pas ndërhyrjes në zemër, Hailey Bieber zbulon si është gjendja e saj

Një vit pas ndërhyrjes në zemër, Hailey Bieber zbulon si është gjendja e saj

20:59, 26/04/2023
A+ Aa A-

Hailey Bieber ka ndarë me fansat e saj detaje mbi gjendjen shëndetësore.

Një vit pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje në zemër, modelja tregoi se si është gjendja e saj sot.

“Si sot një vit më parë bëra një procedurë për të mbyllur një vrimë që kisha në zemrën time të njohur si PFO (Patent Foramen Ovale) pas një goditjeje,” -shkroi ajo në Instagram Stories, krahas një foto të saj në spital. "Shumë mirënjohëse për mjekët e mrekullueshëm. Një vit më vonë po ndihem e fortë dhe e shëndetshme."

Hailey u dërgua me urgjencë në spital në mars 2022 pasi përjetoi "një nga momentet më të frikshme" të jetës së saj.

“Të enjten në mëngjes, isha ulur duke ngrënë me burrin tim, kur fillova të kisha simptoma si goditje në tru dhe u dërgova në spital”, shkroi ajo në Instagram Stories në atë kohë. “Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në trurin tim, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh”.

Image

Siç shpjegoi ajo në një video në YouTube në prilli 2022, mjekët arritën në përfundimin se ajo pësoi një atak ishemik kalimtar (TIA), por nuk ishin të sigurt se si mpiksja e gjakut preku në trurin e saj, duke e shtyrë atë të kryente kontrolle të mëtejshme. Hailey tregoi se mpiksja e gjakut ishte shkaktuar nga vrima në zemrën e saj.

Në qershor të atij viti, Justin u diagnostikua me sindromën Ramsay Hunt, e cila shkaktoi paralizë të përkohshme në gjysmën e fytyrës së tij dhe e shtyu atë të shtynte shfaqjet e tij ‘Justice World Tour’ përpara se të anulonte përfundimisht turin.

Gjatë të dyja eksperiencave të frikshme, çifti gjeti mbështetje tek njëri-tjetri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco