Një ëndërr që do realizohet, Dren Abazi njofton koncertin e madh në Shkodër

Një ëndërr që do realizohet, Dren Abazi njofton koncertin e madh në Shkodër

11:14, 23/04/2023
A+ Aa A-

Artisti i njohur, Dren Abazi, një emër që qëndron pas teksteve dhe muzikës që mbetet gjatë në mendje, do të sjellë eksperiencë speciale në qytetin e Shkodrës.

Data 7 maj, një datë shumë e rëndësishme për Dren Abazin dhe për karrierën e tij muzikore.

Një koncert ndër më të veçantët sepse do të ketë një pjesëmarrje prej më shumë se 90 muzikantësh, instrumentistësh, nën dirigjimin e maestrove Jetmir Barbullushi dhe Gjon Shllaku.

Pse vendosi që këtë koncert ta bëjë në Shkodër?

"Është e vertëtë që për mua është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time sepse është një koncert shumë ambicioz mbi të gjitha. Nuk është e lehtë të bësh një koncert të tillë me orkestër simfonike dhe kor, besoj që janë të rrallë muzikatët apo këngëtarët në botë që e bëjnë këtë për arsye të ndryshme.

Jam shumë krenar dhe shumë falenderues për rastin. Për mua është koncerti i parë simfonik. Shkodra jo për ndonjë arsye të veçantë, thjesht Shkodra ka rikthyer orkestrën simfonike pas 35 ose 36 vitesh. Tani është rikthyer dhe është mjaft e rëndësishme sepse është djepi i kulturës dhe i artit. Koncerti do të mbahet në sheshi përpara bashkisë, një shesh shumë i bukur dhe vërtetë i mirë dhe i përshtatshëm. Ideja ishte që ta bënim në kala por hasëm disa probleme."

Pjesëmarrja dhe koncertet e tij gjithnjë kanë ngjallur interes nga njerëzit që e duan muzikën e Dren Abazit, i cili nuk është shkëputur asnjëherë nga bota e muzikës dhe artit. Kulmi i suksesit të tij, nisi 12 vite më parë, me këngën 'Ti dhe unë', një bashkëpunim me Anjeza Shahinin, që dhe sot mbetet një ritëm i dëshiruar.

Dreni, i cilësuar si një Sex Symbol i estradës shqiptare, një këngëtar i cili numëron shumë klipe, që dallohen për stilin e veçantë dhe tepër artistik.

"Unë besoj se procesi i krijimit të një kënge është një punë sistematike kur ti e bind veten që duhet të shkruash diçka, unë i shkruaj vetë këngët. Unë besoj që gjithmonë këngët melankolike janë ato më të fuqishme dhe ato me kohëzgjatje më të madhe për vetë faktin se melankolia si emocion ose dhimbja është shumë më e fortë se sa gëzimi."

Me pak fjalë, është momenti të planifikoni një fundjavë në Shkodër, në javën e parë të majit. :)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco