Leo DiCaprio fotografohet krah Irina Shayk, ç'po ndodh mes dy yjeve?

Leo DiCaprio fotografohet krah Irina Shayk, ç'po ndodh mes dy yjeve?

16:39, 17/04/2023
A+ Aa A-

Irina Shayk duket se ka hedhur poshtë çdo thashetheme për një ribashkim të mundshëm mes saj dhe Bradley Cooper.

Modelja ruse u fotografua me Leonardo DiCaprio në "Coachella" gjatë fundjavës.

Aktori dhe Shayk morën pjesë në një party të shtunën mbrëma dhe festuan deri në orët e para të mëngjesit; megjithatë, e pranishme me grupin ishte edhe modelja Stella Maxwell, e cila është një mike e ngushtë e DiCaprios.

Shayk për herë të fundit ka qenë në lidhje (mesa dihet mediatikisht) me Cooper, me të cilin ka vajzën 6-vjeçare Lea De Seine Shayk Cooper.

Ish-çifti u nda në vitin 2019 pas katër vitesh lidhje, por mediat raportuan në nëntor 2022 se dyshja "po përpiqeshin të kishin një fëmijë të dytë pasi shkuan në një udhëtim familjar së bashku".

Megjithatë, bebi nr. 2 nuk erdhi, megjithëse ata mbeten miq dhe të përkushtuar ndaj vajzës së tyre.

Ndërkohë, ylli i "Titanic", 48 vjeç dhe e dashura Camila Morrone u ndanë gjatë verës së 2022 pas katër vitesh lidhje - dhe pasi ajo mbushi 25 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco