Pas daljes nga 'BBV', a vazhdon ende shoqëria e Noizy-t dhe Stresit?

Pas daljes nga 'BBV', a vazhdon ende shoqëria e Noizy-t dhe Stresit?

10:28, 07/04/2023
A+ Aa A-

Para se të futej në “Big Brother VIP”, Stresi kishte rregulluar marrëdhënien me Noizy-n, megjithëse prej vitesh kishin qenë kundërshtarë.

Pavarësisht zënkave, mosmarrëveshjeve e diss-eve për njëri-tjetrin, djemtë sheshuan gjithçka mes tyre duke dhënë një shembull shumë të mirë për të gjithë fansat.

Konfliktet mbetën pjesë e të shkuarës, madje Noizy e mbështeti herë pas here Stresin brenda “Big Brother VIP”.

Stresi fitoi çmimin e madh dhe tashmë i është kthyer jetës së tij të përditshme, por si i ka marrëdhëniet me Noizy-n? A vazhdon shoqëria e tyre?

Kjo foto e Stresit dhe Noizy-t mbrëmë së bashku, i tregon të gjitha.

Image

“Alpha lifestyle. Suksese Noizy! Albumi më i veçantë”- shkruan Stresi krahas fotos.

Duket se ai ka qenë i pranishëm mbrëmë në sheshin e kryeqytetit, për të mbështetur Noizy-n për promovimin e albumit të tij të ri, që u bë mes fansash.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco