E kaluara misterioze e Georgina Rodriguez: Ku punonte dhe çfarë bënte në vitin 2016?

E kaluara misterioze e Georgina Rodriguez: Ku punonte dhe çfarë bënte në vitin 2016?

16:51, 04/04/2023
A+ Aa A-

Georgina Rodriguez ka qenë kryefjala e mediave vitet e fundit, që kur filloi të takohej me Cristiano Ronaldo-n dhe veçanërisht pas publikimit të serialit të saj të suksesshëm në Netflix ‘Unë jam Georgina’.

Madje, partnerja e Cristiano Ronaldo-s është kritikuar nga persona të ndryshëm, mes tyre edhe një ish-koleg, i cili e ka etiketuar atë si arrogante.

“Ajo ka qenë gjithmonë e tillë, edhe kur nuk ka pasur paratë që ka tani, ajo gjithmonë ka pasur këtë arrogancë dhe epërsi”, tha kolegu në TikTok.

“Në fund, ajo ishte gjithmonë në kërkim të suksesit të madh dhe kjo është arsyeja pse ajo punoi në firma të ndryshme luksoze. Ajo njihte shumë njerëz nga jeta e natës në Madrid.”

Ku ka punuar Georgina Rodriguez në vitin 2016, para se të takohej me Ronaldo-n?

Ndonëse tashmë njihet si partnerja e futbollistit të njohur, sigurisht që nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Pasi u transferua në Madrid në vitin 2013, Georgina filloi të punonte në një dyqan të firmës “Massimo Dutti”. Më pas, ajo u transferua në Bristol për të punuar si au pair dhe për të mësuar anglisht.

Georgina u kthye në kryeqytetin spanjoll në vitin 2016, kur mori një punë si shitëse në një dyqan “Gucci”, ku edhe u njoh me Cristiano-n.

Ish-ylli i Real Madrid bënte shpesh pazar atje dhe butiku mbyllej ekskluzivisht për të.

Thuhet se ajo u pushua nga dyqani pasi u përhapën thashethemet për lidhjen e saj me Ronaldo-n, kështu që ajo u punësua në “El Corte Ingles”.

Pasi çifti doli publikisht me lidhjen e tyre, Georgina filloi punën si modele dhe pjesa tjetër, siç e dini, është histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco