Bella Hadid rrëfen efektet anësore të shkaktuara nga sëmundja ‘Lyme’

Bella Hadid rrëfen efektet anësore të shkaktuara nga sëmundja ‘Lyme’

15:44, 04/04/2023
A+ Aa A-

Bella Hadid ka folur më shumë së fundmi rreth luftës së saj me sëmundjen ‘Lyme’.

Modelja 26-vjeçare vuan nga kjo sëmundje që nga viti 2012 dhe pranoi se po përballej me një shqetësim shëndetësor të kohëve të fundit, pasi një operacion i shkaktoi asaj një infeksion tjetër.

Me anë të disa fotove në rrjetet sociale duke treguar lëkurën, ylli shpjegoi se antibiotikët dhe “Motrin 800” për infeksionin e nofullës së saj, bënë që ajo të pësonte një ndryshim.

Image

Ajo foli për gjendjen e saj edhe në TikTok më herët duke vënë në pah ndryshimet në fytyrë.

“Në thelb, dhimbja nervore nga nofulla ime përfundoi duke u përhapur në të gjithë trupin tim përmes të gjitha nyjeve limfatike. Kjo dhimbje është diçka vërtetë ndryshe. Ju mund të pyesni veten pse fytyra ime ndryshoi dhe kjo është arsyeja pse.

“Kjo është arsyeja pse e urrej ta shikoj veten në pasqyrë ose të bëj fotografi sidomos kohët e fundit”, vazhdoi mes tjerash supermodelja.

Bella shtoi: “Dhe nëse shikoni fotot e punës nga tetë vitet e fundit, mund të dalloni ndryshimin ne fytyrën time kur isha në gjendje të mirë dhe tani me “Lyme”. Duket si një vajzë ndryshe.”

Simptomat e kësaj sëmundje janë: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, ndryshime në temperaturën e trupit, të përziera, çrregullime në të ngrënë, pagjumësi, dhimbje kyçesh, shtim ose humbje në peshë etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco