Tuna dhe Cozman, sërish bashkë (në këngë)

Tuna dhe Cozman, sërish bashkë (në këngë)

13:23, 24/03/2023
A+ Aa A-

Cozman B.S edhe Tuna...sërish bashkë, në një këngë. Ish-çifti njoftuan bashkëpunimin e tyre të radhës që duhet thënë, ishte surprizë për të gjithë.

Tuna postoi një foto me mbishkrimin “I HUJ”, ku ra në sy komenti i Cozman – dy emoji: një bombë dhe një tornado.

Image

Pas kësaj, Cozman postoi foto në Instagramin e tij me mbishkrimin “E HUJ”.

Tuna dhe Cozman i dhanë fund lidhjes 3-vjeçare rreth pesë vite më parë. Lidhja e tyre fitoi famë fill pas bashkëpunimit të suksesshëm, “Fenix”.

Kohë pas ndarjes, Cozman u tërhoq disi nga muzika, ndërsa Tuna iu përkushtua familjes që krijoi me ish-bashkëshortin, Patris Berisha. Ata kanë bashkë dy djem, Tian dhe Zen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco