Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Dhunoi të dashurën, ish-sulmuesi i Partizanit përfiton nga amnistia dhe del nga burgu

Dhunoi të dashurën, ish-sulmuesi i Partizanit përfiton nga amnistia dhe del nga burgu

22:25, 25/04/2024
A+ Aa A-

Ish-sulmuesi i Partizanit, Solomon, ishte në telashe të mëdha me drejtësinë shqiptare.

28-vjeçari u arrestua nga policia, në vitin 2021, pas denoncimit nga e dashura për ushtrim dhune, teksa së fundmi iu caktua masa e arrestit me burg.

Ndërkohë së fundmi bëhet me dije se sulmuesi është i lirë dhe mund të bashkohet me ekipin e Dukagjinit të Klinës në Kosovë. Solomon prej shkurtit të këtij viti ndodhej në qeli në Shqipëri pasi në fillimin e 2021 u akuzua dhe më pas u shpall fajtor për “dhunë në familje” ndaj ish të dashurës.

Asokohe 28-vjeçari ishte pjesë e Partizanit dhe banonte në Tiranë, duke pasur llogari të hapura me drejtësinë.

Në fillim të shkurtit 2024 ai u arrestua pasi nuk zbatoi vendimin e Gjykatës që e kishte lënë në liri me kusht, duke mos u paraqitur çdo dy javë në policinë e Kosovës.

Kalvari i dënimit për sulmuesin nisi në 2023 kur Gjykata e Tiranës e dënoi me një vit e gjysmë heqje lirie, që më pas u konvertua në shërbim prove.

Tashmë pas amnistisë, Solomon ishte mes 700 të burgosurve që përfitojnë lirinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco