Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Cindy Marina rrëfen takimin me kryeredaktoren e 'Vogue', Anna Wintour

Cindy Marina rrëfen takimin me kryeredaktoren e 'Vogue', Anna Wintour

10:01, 24/03/2023
A+ Aa A-

Bukuroshja Cindy Marina ishte e ftuar në disa prej sfilatave të markave të njohura gjatë “Javës së Modës në Milano”. Diesel, Philipp Plein ishin disa prej shtëpive të modës ku ajo pati mundësinë të shihte koleksionet e reja në pasarelë.

Dhe jo vetëm. Por ka pasur edhe mundësinë të takojë Anna Wintour, kryeredaktoren e revistës “Vogue”, e cila është një nga emrat më të respektuar të kësaj industrie, e komentuar shpesh si “gruaja e hekurt”.

E ftuar te “Rudina”, Cindy zbuloi sot më shumë rreth këtij takimi.

“Sfilata ishte shumë e bukur, shumë e veçantë siç e patë nga Diesel. Kishte shumë njerëz të ftuar nga bota e modës, njëra ishte Anna Wintour. Isha shumë afër. U përshëndeta, i thashë përshëndetje, si jeni, unë jam Cindy Marina.  Është pak e ftohtë të them të drejtën dhe unë e kisha me dy mendje që a t’i shkoj t’i flas sepse e dija që është shumë serioze dhe nuk guxon ta pyesësh për foto, por thjesht e përshëndeta, ishte shumë miqësore. Më tha” përshëndetje, gëzohem” dhe kaq, ishte një shkëmbim shumë i shpejtë, por i lezetshëm.”-tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco